Flash News

E-TJERA

Aksident në Fier, makina e 34-vjeçes përfundon në kanal

Aksident në Fier, makina e 34-vjeçes  përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur paraditen e së enjtes në aksin Levan-Tepelenë, pasi M. B 34 vjeçe ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe autoambulanca që kanë shoqëruar për në spitalin e Fierit drejtuesen e automjetit.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 13.06.2024, rreth orës 10:00, në Kafaraj, shtetasja M. B., 34 vjeçe, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. 

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasja M. B., e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit