Flash News

E-TJERA

Aksident në Fier, makina përplaset me murin, dy të plagosur

Aksident në Fier, makina përplaset me murin, dy të plagosur
Foto ilustruese

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në rrugën Cakran-Gorishovë, në afërsi të fshatit Vreshtas, Fier. 

Një shofer ka humbur kontrollin e mjetit teksa ka qënë duke udhëtuar në këtë aks dhe ka goditur një mur rrethues. 

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

 

Të fundit