Flash News

E-TJERA

Aksident në Fier/ Makina përplaset me një mjet bujqësor, plagosen 3 persona

Aksident në Fier/ Makina përplaset me një mjet bujqësor,

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në aksin Fier–Seman.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si Fermë-Çlirim. Raportohet se një makinë është përplasur me një mjet bujqësor.

Nga përplasja janë plagosur tre persona. Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Të fundit