Flash News

E-TJERA

Aksident në Fier, një i plagosur

Aksident në Fier, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në Fier. dy makina janë përplasur me njëra tjetrën e si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i njërit prej mjeteve.

Njoftimi i policisë: 

“Rreth orës 16:00, në fshatin Marinëz, Fier, në rrugën dytësore, shtetasi K. D., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka goditur automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. G., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e goditjes është dëmtuar lehtë shtetasi N. G., i cili ndodhet në spital,në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”,- thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit