Flash News

E-TJERA

Aksident në Fier/ Përplasen dy makina, përfundojnë në spital dy persona

Aksident në Fier/ Përplasen dy makina, përfundojnë në

Një aksident ka ndodhur pak më para në aksin rrugor rrugor Sheqishtë-Frashër, në afërsi të qytetit të Fierit.

Mësohet se dy automjete, një Mercedes-Benz dhe një Volkswagen janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë e goditjes kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ata janë transportuar në spitalin e Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy mjetet, ku makina tip Volksëagen ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

“Rreth orës 18:30, në fshatin Sheqishte, Fier, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin E. Sh., 26 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Volksëagen", i cili ka qënë i parkuar anës rrugës.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip "Benz" dhe pasagjeri, shtetasi D. L., 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.”, bën me dije policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Të fundit