Flash News

E-TJERA

Aksident në Fushë-Krujë, makina përplas këmbësorin, drejtuesi e braktis dhe largohet nga vendngjarja

Aksident në Fushë-Krujë, makina përplas

Një 68-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur para pak minutash në Fushë-Krujë.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 06.08.2021, në orën 20:40, në Kameras, Fushë Krujë, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. L., rreth 68 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja. Shtetasi B. L., ndodhet në spital nën kujdesin me mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

 

Të fundit