Flash News

E-TJERA

Aksident në Fushë Kuqe-Gurëz, arrestohet shoferja që përplasi biçikletistin 50-vjeçar

Aksident në Fushë Kuqe-Gurëz, arrestohet shoferja që

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën rurale Fushë Kuqe-Gurëz, ku një automjet tip “Mercedes Benz”, i drejtuar nga shtetasja M. Gj., ka përplasur një biçikletë të udhëhequr nga një burrë 50-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes, 50-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ka arrestuar në flagrancë shoferen 33-vjeçare, M. Gj., për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim, dhe materialet e çështjes janë kaluar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Të fundit