Flash News

E-TJERA

Aksident në Fushë Kuqe të Kurbinit, humb jetën i mituri

Aksident në Fushë Kuqe të Kurbinit, humb jetën i mituri

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije të mitur është shënuar pasditen e sotme në Fushë Kuqe të Kurbinit.

 Sipas të dhënave nga policia, një fëmijë 2 vjeç humbi jetën si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

Nga përplasja janë lënduar edhe persona të tjerë që udhëtonin në mjetet e përfshira në aksident.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Fushe Kuqes”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. T. me automjetin me drejtues shtetasin A. R.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi A. R. dhe pasagjeria I. R. të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija i mitur 2 vjeç.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidenti

Të fundit