Flash News

E-TJERA

Aksident në Fushë Milot, 5 të plagosur, 2 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore

Aksident në Fushë Milot, 5 të plagosur, 2 prej tyre në

Një aksident ka ndodhur pranë urës së Milotit. Një autoveturë është përplasur me një furgon.

Të paktën pese persona kanë mbetur të plagosur, 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy autoambulanca kanë shoqëruar të plagosurit në spitalin e traumës.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Fushë-Milot – Lezhë, janë përplasur dy automjete, njëri me drejtues shtetasin B. P. dhe tjetri me drejtues shtetasin C. Sh..

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin B. P., konkretisht shtetaset D. K., F. C., D. A. dhe Xh. N., si dhe bashkëshortja e shtetasit C. Sh., shtetasja Sh. Sh. Të dëmtuarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Të fundit