Flash News

E-TJERA

Aksident në Greqi, humb jetën 20-vjeçari shqiptar, në gjendje të rëndë një tjetër

Aksident në Greqi, humb jetën 20-vjeçari shqiptar, në

Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar këtë të martë në ishullin Naxos të Greqisë.

Sipas mediave greke, dy të rinj shqiptarë, 17 dhe 20 vjeç po udhëtonin me një motoçikletë, kur në rrethana ende të paqarta, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe u përplas me një trung peme. 

Si pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri 20-vjeçar dhe është plagosur rëndë drejtuesi 17-vjeçar i motoçikletës.

Bëhet me dije se i plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën. Sakaq policia po heton shkaqet e sakta të aksidentit, pa pasur deri më tani asnjë provë që të tregojë nëse drejtuesi i mjetit ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

Të fundit