Flash News

E-TJERA

Aksident në Greqi! Treni me 45 pasagjerë përplaset me një kamion në Kalkidë

Aksident në Greqi! Treni me 45 pasagjerë përplaset me një

Një aksident hekurudhor është regjistruar këtë të hënë në Greqi, ku një tren pasagjerësh është përplasur me një kamion në zonën e Kalkidës.

Ngjarja ka ndodhur në linjën hekurudhore periferike Halkida-Athinë, konkretisht në Vathy të Avlidës, pranë Kantiereve Detare.

Në momentin e përplasjes, në bord ndodheshin 45 pasagjerë. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, kamioni dyshohet se ka kaluar një kalim hekurudhor automatik pa respektuar sinjalistikën, çka ka sjellë përplasjen e tij nga treni në pjesën e pasme.

Përplasja ka shkaktuar dëme materiale si në tren, ashtu edhe në kamion. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit