Flash News

E-TJERA

Aksident në hyrje të Fushë-Arrëzit, plagoset 18-vjeçari

Aksident në hyrje të Fushë-Arrëzit, plagoset

Një aksident është shënuar në hyrje të Fushë-Arrëzit, ku një automjet tip Audi është përmbysur në mes të rrugës.

Si pasojë, është plagosur drejtuesi i mjetit, një 18-vjeçar me inicialet M. Fusha. I riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën po udhëtonte mjeti.

Të fundit