Flash News

E-TJERA

Aksident në hyrje të qytetit të Këlcyrës, një i plagosur

Aksident në hyrje të qytetit të Këlcyrës, një i

Një aksident ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në hyrje të qytetit të Këlcyrës. Sipas informacioneve të policisë, një automjet i drejtuar nga shtetasi E. C., 35 vjeç, ka përplasur një motor, ku drejtuesi i tij, shtetasi D. K., 64 vjeç, ka pësuar dëmtime të rënda.

Pas aksidentit, 64-vjeçari është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku po merr kujdes mjekësor. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për të vijuar hetimet dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Policia po vazhdon hetimet për këtë ngjarje, ndërsa apelon për kujdes më të madh nga drejtuesit e mjeteve në këtë aks rrugor.

Të fundit