Flash News

E-TJERA

Aksident në Itali, dy të rinj shqiptarë digjen brenda BMW-së, një tjetër i plagosur rëndë

Aksident në Itali, dy të rinj shqiptarë digjen brenda

Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë. Ky është bilanci i një aksidenti tragjik rrugor i regjistruar përgjatë rrugës Casilina, në Itali.

Viktimat janë dy të rinj me origjinë shqiptare, ndërsa personi i tretë mbeti i plagosur rëndë.

Të tre, pak pas orës 22:00, po udhëtonin me një BMW të zezë në drejtim të Colleferro, kur shoferi humbi kontrollin e makinës dhe është përplasur. Mjeti ka përfunduar i përmbysur dhe është përfshirë nga flakët.

Dy viktimat mbetën brenda mjetit, ndërsa i plagosuri përfundoi jashtë makinës gjatë përmbysjes. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia e lartë.

Të fundit