Flash News

E-TJERA

Aksident në kantierin e ndërtimit në Peqin, humb jetën inxhinieri 42-vjeçar

Aksident në kantierin e ndërtimit në Peqin, humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Paulesh të Peqinit, ku një inxhinier ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti gjatë punës në një kantier ndërtimi.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, viktima është identifikuar si Guri Dashi, 42 vjeç, i cili ka rënë nga një lartësi e për pasojë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Menjëherë pas incidentit, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Peqin kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin teknik të kantierit, E.H, 64 vjeç për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi pasditen e djeshme, gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi G. D., 42 vjeç", njofton policia. 

Të fundit