Flash News

E-TJERA

Aksident në Lushnjë, humbin jetën babë e bijë

Aksident në Lushnjë, humbin jetën babë e bijë
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mesditën e sotme në Lushnjë. Sipas policisë, ngjarja ndodhi në urën e fshatit Bubullimë, ku një automjet tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Sa i përket viktimave dyshohet se janë babë e bijë.

"Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit