Flash News

E-TJERA

Aksident në Korçë, 2 makinat shpërthejnë në flakë, e plagosura me urgjencë në spital

Aksident në Korçë, 2 makinat shpërthejnë në

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në orët e vona të ditës së djeshme në, Korçë. Shtetasja me inicialet M. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin kantinë tip “Benz”, të parkuar në rrugë.

Burimet zyrtare të policisë njoftojnë se si pasojë e përplasjes, të dyja automjetet kanë marrë flakë.

Njoftimi nga policia 

Më datë 12.08.2023, rreth orës 23:25, në lagjen nr. 4, Korçë, shtetasja M. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin kantinë tip “Benz”, të parkuar në rrugë. Si pasojë e përplasjes, të dyja automjetet kanë marrë zjarr. Shërbimet e zjarrfikëses në vendngjarje, bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Drejtuesja e automjetit shtetasja M. Ç., u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit