Flash News

E-TJERA

Aksident në Korçë-Bilisht, humb jetën një grua

Aksident në Korçë-Bilisht, humb jetën një grua

Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Korçë-Bilisht.

Mësohet se dy makina janë përplasur kokë me kokë në afërsi të fshatit Zemblak duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të pasagjeres që udhëtonte në njërin nga mjetet e përfshira në këtë aksident. 

Burime shtojnë se viktima jetonte e punonte në shtetin grek, dhe prej disa ditësh ndodhej pranë familjes për festat e fundvitit, ndërsa ditën e djeshme po kthehej në vendin fqinj.

 

Të fundit