Flash News

E-TJERA

Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje kalimtaren

Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur minuta më parë në afërsi të fshatit Kuç në Devoll.

Një automjet tip “Nissan” ka aksidentuar për vdekje një 70 vjeçare e cila ishte duke kaluar rrugën. Policia ka ndaluar dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për të kryer veprimet e mëtejshme ligjore.

Njoftimi i policisië:

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 11.08.2021, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Bilisht-Miras, në afërsi të fshatit Kuç, Devoll, shtetasi A. K., duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, ka aksidentuar shtetasen R. G., rreth 70 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit