Flash News

E-TJERA

Aksident në Korçë, motori përplaset me makinën, plagoset 45-vjeçari

Aksident në Korçë, motori përplaset me makinën,

Një aksident ka ndodhur në Korçë, pranë Spitalit Rajonal.

J. B., 45 vjeç, teksa drejtonte motomjetin është përplasur me një makinë. Për pasojë, ka mbetur i plagosur dhe po merr mjekim në spital.

Ndërkohë është shoqëruar edhe drejtuesi i automjetit.

“Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 4, motomjeti me drejtues shtetasin J. B. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. B. 

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi J. B., 45 vjeç, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit