Flash News

E-TJERA

Aksident në Korçë-Pogradec, ‘Audi’ përplas për vdekje këmbësorin

Aksident në Korçë-Pogradec, ‘Audi’ përplas
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak më parë në aksin Korçë-Pogradec.

Mjeti tip ‘Audi’ ka përplasur këmbësorin 64-vjeçar duke i shkaktuar vdekjen. Ndërkohë është shoqëruar edhe drejtuesi i mjetit.

“Më datë 19.11.2022, rreth orës 17:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg, Maliq, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. R., ka përplasur këmbësorin F. Z., rreth 64 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Me shtetasin A. R., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit