Flash News

E-TJERA

Aksident në Korçë-Pogradec, kamioni i pret rrugën autobusit me pasagjerë, dëmtohet drejtuesi

Aksident në Korçë-Pogradec, kamioni i pret rrugën

Një aksident rrugor ka ndodhur në fshatin Vloçisht të Korçës, ku një kamion tip “Volvo” i ka prerë rrugën autobusit me pasagjerë.

Për pasojë, është dëmtuar drejtuesi i autobusit, ndërsa raportohet se pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë marrë lëndime.

Policia ka nisur veprimet proceduriale për drejtuesin e kamionit.

“Më datë 12.05.2023, rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Vloçisht, Maliq, automjeti kamion tip “Volvo” me drejtues shtetasin V. M., është përplasur me automjetin autobus tip “Benz” me drejtues shtetasin G. M. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. M., i cili po transportohet për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit kamion, shtetasin V. M., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit