Flash News

E-TJERA

Aksident në Laç-Milot, plagoset 60-vjeçarja, niset me urgjencë drejt Traumës

Aksident në Laç-Milot, plagoset 60-vjeçarja, niset me

Një aksident është shënuar këtë të shtunë në aksin e vjetër rrugor Laç-Milot.

Mësohet se ka mbetur e plagosur rëndë një 60 vjeçare.

Kjo e fundit ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga një mjet tip benz, e për pasojë ka mbetur e plagosur.

Gruaja është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr dhe ndihmën mjekësore, në gjendje të rëndë për jetën.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia, dhe është shoqëruar për në komisariat, ku do të japë edhe dëshminë e tij.

Të fundit