Flash News

E-TJERA

Aksident në Lezhë/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi 24-vjeçar dhe pasagjerja

Aksident në Lezhë/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Talës, Lezhë. Për pasojë kanë humbur jetën dy persona, shoferi Kristjan Margjoni 24-vjeç dhe pasagjerja me Atjola Ademi.

Policia bën me dije se 24-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe makina ka dalë nga rruga. Grupi hetimor është në vendngjarje për të zbardhur më shumë detaje nga ky aksident i rëndë. 

"Në rrugën e Talës,  Lezhë, automjeti tip “Pegeot ” me drejtues shtetasin K.M., 24 vjeç ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në automjet shtetasja A.A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit