Flash News

E-TJERA

Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin

Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Lezhës, ku një mjet tip “Golf” ka përplasur një këmbësor.

Mësohet se i lënduari sapo kishte dalë nga një market dhe po kalonte rrugën, kur është goditur nga automjeti.

Këmbësori është transportuar menjëherë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Të fundit