Flash News

E-TJERA

Aksident në Lezhë, mjeti përplaset me kamionin, dy të plagosur

Aksident në Lezhë, mjeti përplaset me kamionin, dy të

Një aksident ka ndodhur në Lezhë në vendin e quajtur “Rrethi i taksive”.

Një automjet është përplasur me një kamion dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të.

Çifti i bashkëshortëve janë dërguar në spital.

“Rreth orës 06:30, në vendin e quajtur “Rrethi i taksive”, automjeti me drejtues shtetasin Ll. N. është përplasur me automjetin kamion me drejtues shtetasin P. N.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi Ll. N., 44 vjeç, dhe pasagjerja në këtë automjet, shtetasja A. N. (bashkëshortja e tij), të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjeksore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit