Flash News

E-TJERA

Aksident në Libofshë, dy të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Aksident në Libofshë, dy të plagosur, njëri në gjendje

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në Ndërnënas të Libofshës. Bëhet me dije se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë e përplasjes së fortë janë plagosur dy shtetas të cilët janë dërguar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku raportohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. 

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Të fundit