E-TJERA

Aksident në Librazhd, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Aksident në Librazhd, makina del nga rruga dhe përfundon në

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë në aksin e rrugës rurale Mirakë -Polis Vilan në Librazhd.  

Automjeti pasi ka dalë jashtë rruga është rrokullisur dhjetëra metra dhe ka përfunduar në humnerë. Në automjetin e përfshirë në aksident po udhëtonin katër persona së bashku me drejtuesin.

"Në fshatin Polis Vila, automjeti me drejtues shtetasin R. B., ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që udhëtonin në këtë automjet, të cilët po transportohen me ambulancë për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

Të fundit