Flash News

E-TJERA

Aksident në Librazhd-Prrenjas, makina përmbyset në afërsi të urës së Bushtricës

Aksident në Librazhd-Prrenjas, makina përmbyset në afërsi

Një automjet është përmbysur në afërsi të urës së Bushtricës, në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë korsisë së lëvizjes, çka ka sjellë përmbysjen e automjetit në anë të rrugës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Të fundit