Flash News

E-TJERA

Aksident në Lushnjë, tre persona të plagosur

Aksident në Lushnjë, tre persona të plagosur

Një aksident ka ndodhur pak para mesnate në qytetin e Lushnjës, ku një makinë tip ‘Audi’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një parcelë. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e qytetit. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë. Policia po heton rreth shkaqeve të tjera të mundshme të këtij incidenti.

Të fundit