Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Mjeti përplaset me bordurën anësore, humb jetën i riu

Tiranë/ Mjeti përplaset me bordurën anësore, humb jetën

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në mesnatë në aksin rrugor “TEG-Shkozë”. Një 35-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Nga përplasja ka humbur jetën 35-vjeçari me iniciale shtetasi F. H. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.

“Në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, në mesnatë, në afërsi të xhamisë së Farkës, shtetasi F. H., 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Nga përplasja, 35-vjeçari ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit