Flash News

E-TJERA

Aksident në Peshkopi, makina bie në humnerë, humb jetën shoferi

Aksident në Peshkopi, makina bie në humnerë, humb jetën

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin rrugor Maqellarë–Peshkopi.

Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë shoferi i cili ka humbur jetën teksa po dërgohej te Spitali i Traumës në Tiranë.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj. Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë.

Të fundit