Flash News

E-TJERA

Aksident në Peshkopi, mjeti del nga rruga, tre të plagosur

Aksident në Peshkopi, mjeti del nga rruga, tre të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në aksin rrugor Melan-Peshkopi.

Mjeti i drejtuar nga një 62-vjeçar ka dalë nga rruga. Për pasojë, është plagosur drejtuesi dhe dy pasagjerët që ndodheshin në mjet.

"Rreth orës 09:40, në aksin rrugor Melan-Peshkopi, shtetasi Sh.H., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është lënduar jashtë rrezikut për jetën drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqet e daljes së automjetit nga rruga", njofton policia.

Të fundit