Flash News

E-TJERA

Aksident në Pogradec-Qafë Thanë, plagoset drejtuesi i motomjetit

Aksident në Pogradec-Qafë Thanë, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në të dalë të Pogradecit në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë.

Sipas informacioneve të para mësohet se një motomjet ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i motomjetit është dërguar në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa gjendja e tij paraqitet e mirë.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit