Flash News

E-TJERA

Aksident në Fushë-Krujë, plagosen tre të rinj

Aksident në Fushë-Krujë, plagosen tre të rinj

Tre të rinj mbetën të plagosur në një aksident rrugor pranë Fushë-Krujës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë- Vorë, pranë vendit të quajtur “Ura e Gjoles”.

Mësohet se një automjet tip “Benz” është përplasur me barrierat anësore të rrugës, duke lënë të plagosur tre të rinjtë, të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në gjendje të rendë.

Dyshohet se mjeti ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit si rezultat i shpejtësisë tej normave të lejuara

Të fundit