Flash News

E-TJERA

Aksident në Prrenjas, autoboti me naftë përmbyset në mes të rrugës

Aksident në Prrenjas, autoboti me naftë përmbyset në mes

Një aksident është regjistruar në aksin Qafë Thanë-Librazhd, në vendin e quajtur “Pengu”.

Një autobot i ngarkuar me naftë, ka humbur kontrollin mjetit dhe është përmbysur në rrugë.

Për pasojë nafta ka rrjedhur në rrugë duke krijuar probleme në qarkullim dhe është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për larjen e rrugës dhe rikthimin e sigurisë në qarkullim.

Njoftimi i poclisë:

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Qafë Thanë-Prrenjas, shtetasi moldav A. B., duke drejtuar një autobot të ngarkuar me naftë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë autoboti është përmbysur, duke shkaktuar rrjedhje të naftës në rrugë.

Automjeti tip "Hyundai", që drejtohej nga shtetasi D. V., duke kaluar në këtë rrugë, për shkak të nxehtësisë së gomave, ka marrë flakë.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve, si edhe vijon puna për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe shkakun e marrjes flakë të automjetit "Hyundai".

Të fundit