Flash News

E-TJERA

Aksident në punë, humb jetën shqiptari në Itali

Aksident në punë, humb jetën shqiptari në Itali

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Terni të Italisë, për shkak të një aksidenti në punë. Mësohet se shqiptari ishte 60-vjeç dhe jetonte prej vitesh në Itali, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Sipas mediave italiane, shqiptari ishte punonjës i një kompanie private të specializuar për pastrimin e kanalizimeve. Ai është goditur nga një automjet i punës në një terren të pjerrët në rrethana ende të paqarta, duke përfunduar i shtypur pas një muri 60-vjeçari humbi jetën menjëherë për shkak të dëmtimeve të rënda.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes. Policia italiane ka nisur hetimet për rastin për të zbardhur ngjarjen. 

Të fundit