Flash News

E-TJERA

Aksident në Qafë-Buall, dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

Aksident në Qafë-Buall, dy të vdekur dhe një i plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e njohur si “Antena”, në Qafë-Buall të Bulqizës.

Sipas informacionit paraprak të policisë, një automjet tip “Nisan” ka dalë nga rruga, duke shkaktuar humbjen e jetës së dy personave.

 Viktimat janë identifikuar si B.Gj. dhe D.Gj., ndërsa një tjetër pasagjer në mjet, shtetasi A.Gj., ka mbetur i plagosur dhe po transportohet me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik.

Të fundit