Flash News

E-TJERA

Aksident në qendër të Shëngjinit, furgoni përplas për vdekje fëmijën 6 vjeç

Aksident në qendër të Shëngjinit, furgoni përplas
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në qendër të Shëngjinit.

Një fëmijë 6 vjeç është përplasur nga një automjet tip furgon teksa po kalonte rrugën. Nga përplasja, fëmija ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Lezhës.  

Drejtuesi i automjetit, Sh.P është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Mësohet se fëmija ka qenë i shoqëruar me prindërit dhe në momentin që po kalonin rrugën është shkëputur nga duart.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit