Flash News

E-TJERA

Aksident në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, humb jetën 35-vjeçari, 2 të plagosur

Aksident në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, humb
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Mjeti tip BMË X5 ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore. Për pasojë, ka humbur jetën 35-vjeçari V. M. Të dëmtuar kanë mbetur E. H., 34 vjeç, dhe E. C., 32 vjeç.

“Më datë 16.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një automjet tip “BMË X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi V. M., 35 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit