Flash News

E-TJERA

Aksident në Rrugën e Arbrit, automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal

Aksident në Rrugën e Arbrit, automjeti del nga rruga dhe

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit, disa kilometra larg kryeqytetit.

Sipas informacionit paraprak, një automjet që po lëvizte drejt Tiranës ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Deri më tani nuk dihet numri i personave që ndodheshin brenda automjetit.

Shoferi i automjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila po kryen hetimet dhe pritet të japë informacion më të detajuar rreth shkaqeve të aksidentit.

Të fundit