Flash News

E-TJERA

Aksident në rrugën e Arbrit, furgoni përmbys, dy persona të lënduar

Aksident në rrugën e Arbrit, furgoni përmbys, dy persona të

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Arbrit, ku një automjet tip furgon ka përmbysur në rrugë gjatë lëvizjes drejt Qarkut Dibër.

Furgoni, në të cilin ndodheshin dy persona, fatmirësisht nuk ka dalë jashtë rruge, një situatë që mund të kishte qenë fatale për pasagjerët.

Kalimtarët e rastit kanë ofruar ndihmën e parë dhe kanë nxjerrë të dy personat nga automjeti. Ata janë transportuar më pas në spital, ku janë konfirmuar me lëndime të lehta.

 

Të fundit