Flash News

E-TJERA

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen 5 anëtarë të një familje

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen 5 anëtarë të
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit, në afërsi të Klosit.

Nga të dhënat e para,  janë përplasur dy automjete me drejtues personat me inicialet D.K. dhe F.B.

Në aksident janë përfshirë pesë anëtarë të së njëjtës familje, të cilët fillimisht kanë marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit dhe më pas janë transportuar me ambulancë drejt spitalit të Burrelit, për trajtim më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ende nuk dihen detaje mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve apo shkaqet që çuan në aksidentin e ndodhur.

Të fundit