Flash News

E-TJERA

Aksident në Rrugën e Kombit, 7 persona mbeten të plagosur, mes tyre dhe 3 të mitura

Aksident në Rrugën e Kombit, 7 persona mbeten të plagosur, mes

Një aksident rrugor ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në rrugën e Kombit. Dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin në afërsi të Rrëshenit.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar 7 persona të cilët janë dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Mes të plagosurve janë edhe tre vajza të mitura të cilat udhëtonin bashkë me familjen e tyre në një automjet tip “Audi”. Ndërkohë që në automjetin tjetër që është përfshirë në aksident, tip BMË, udhëtonin dy vajza nga Kosova.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, 4 nga të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë tre të tjerë të cilët kanë marrë dëmtime të shumta, janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Mësohet se të gjithë personat që kanë mbetur të plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit