Flash News

E-TJERA

Aksident në Rrugën e Kombit, këmbësori i plagosur në gjendje kritike

Aksident në Rrugën e Kombit, këmbësori i plagosur në

Një aksident ka ndodhur sot në Rrugën e Kombit, në afërsi të zonës së Repsit, në Mirditë.

Sipas burimeve zyrtare, një automjet ka përplasur këmbësorin me inicialet N. A., i cili ka marrë dëmtime të rënda dhe është dërguar menjëherë në spital në gjendje kritike.

Policia lokale ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, si dhe shoferi është shoqeruar per ne komisariat. 

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në ‘Rrugën e Kombit’, në afërsi të Repsit, shtetasi N. A., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. N.

Shtetasi A. N. është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit