Flash News

E-TJERA

Aksident në rrugën e Rinasit përplaset ambulanca me automjetin. Vdes pacientja, 3 të rinj në gjendje të rëndë

Aksident në rrugën e Rinasit përplaset ambulanca me automjetin.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Rinas-Tiranë, pak pas mesnate në orën 23:50 në rrugën e "Rinasit". Një  ambulancë është përplasur me një mjet tjetër e për pasojë ka humbur jetën pacientja dhe janë plagosur tre të rinj.

Policia ka njoftuar se në këtë aksident janë përshirë mjeti me drejtues shtetasin A. A., me mjetin e ambulancës të spitalit të Krujës.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja Anila Bërdaku, 42 vjeçe. Ndërsa shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër janë në spital në gjendje të rëndë.

Është mësuar se  ambulanca e spitalit të Krujës po vinte për në Tiranë dhe shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar i autoambulancës. Policia po punon për zbardhjen e plotë dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit