Flash News

E-TJERA

Aksident në rrugën Elbasan-Peqin, makina përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës

Aksident në rrugën Elbasan-Peqin, makina përplas për vdekje
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar këtë mbrëmje në aksin rrugor Elbasan-Peqin pranë fshatit Pajovë.

Nga të dhënat e para, mësohet se një makinë ka përplasur një person, i cili po lëvizte me biçikletë.

Për pasojë, ky fundit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda të marra. 

“Më datë 13.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë, shtetasi J. Gj., 17 vjeç, banues në fshatin Pajovë, duke drejtuar  pa leje drejtimi  automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar, biçiklistin, shtetasin B. K., 73 vjeç, banues në fshatin Çengelaj, Peqin, i cili për  pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, bën me dije policia.

Të fundit