Flash News

E-TJERA

Aksident në rrugën Fushë Krujë-Milot, humbin jetën katër të rinj, mes tyre një 16-vjeçare

Aksident në rrugën Fushë Krujë-Milot, humbin jetën
Foto ilustruese

Një aksident tragjik ka ndodhur në mesnatë në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.

Sipas policisë, nga përplasja e dy makinave kanë humbur jetën katër persona dhe është plagosur një tjetër.

Nga të dhënat e deritanishme kanë humbur jetën Almenia Karaj 16-vjeçe, Shkumbin Brati 20-vjeç, Artan Alushi 30-vjeç dhe Alfred Dika 39-vjeç. 

“Rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 39 vjeç,  është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 30 vjeç. 

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, shtetasit Sh. B., 20 vjeç, dhe A. K.,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi A. A.

Gjithashtu, është dëmtuar shtetasja R. H., 34 vjeçe,  pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi A.A., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

 

Të fundit