Flash News

E-TJERA

Aksident në rrugën Institut-Kamëz, makina përplas këmbësorin në vijat e bardha

Aksident në rrugën Institut-Kamëz, makina përplas

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Institut–Kamëz, ku një automjet ka përplasur një këmbësor në momentin që ai po kalonte vijat e bardha.

I lënduari është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Të fundit