Flash News

E-TJERA

Aksident në rrugën Lezhë-Milot, humb jetën këmbësori

Aksident në rrugën Lezhë-Milot, humb jetën
Foto ilustruese

Një person humbi jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës”.

Sipas policisë, automjeti me drejtues A.I., banues në Shkodër ka përplasur këmbësorin P.V. , banues në Lezhë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës” , automjeti me drejtues shtetasin A.I., banues në Shkodër ka përplasur këmbësorin shtetasin P.V. , banues në Lezhë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit